Kronika 8 June 2026, 14:27 Nga VNA

Gjyqi “Partizani”, dëshmia e Genc Rulit: Procedurat u përshpejtuan për të shpëtuar klubin

Ndaje në Whatsapp

nhghhngh.png

Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, dëshmoi në procesin penal “Partizani” ndaj Sali Berishës, Jamarbër Malltezit dhe të pandehurve të tjerë. Ai deklaroi se programi i PD-së synonte mbrojtjen e interesave të ish-pronarëve përmes të drejtës së parablerjes. Sipas Rulit, privatizimi i klubit erdhi pasi objekti ishte shkatërruar dhe shteti nuk i kishte pronat e regjistruara.

Ai shpjegoi vonesat në procedime me vështirësitë e bashkëpunimit mes agjencive dhe ndryshimet e legjislacionit. Ruli pranoi se kishte pasur korrespondencë vetëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe jo me emra konkretë privatë. Në fund, ai konfirmoi njohjen e hershme me Berishën dhe Malltezin që nga vitet '90.

Dëshmia e plotë:

Në 2005 kam qenë ministër i Ekonomisë. Ministria ka gjithashtu rol në mbikëqyrjen e procesit të privatizimit, si institucion. Kjo lidhej edhe me përgatitjen e tij.

PD kishte marrë detyrimin që gjatë proceseve të privatizimit të shiheshin ngushtësisht interesat e pronarëve, të cilët ishin prekur nga prona shtetërore apo nga palë të tjera. Ne patëm synimin që t’u jepnim të drejtën e parablerjes pronarëve. Disa nga grupet e pronarëve kanë qenë të interesuar që të mbaheshin parasysh interesat e tyre. Privatizimi zgjaste në kohë sepse në çështje përfshiheshin shumë institucione.

Ishte një klub Partizani. Unë kisha ardhur në dijeni nga pronarët se ajo ishte pronë private. Dy herë i kam thënë Albert Xhanit që ky proces do të shkojë në favor të pronarëve. Siç i kam thënë edhe ju që donit ta merrnit për ndërtime, në fund do t’ua jepni.

Korrespondencë kam pasur vetëm me ministrin e Mbrojtjes dhe s’kam dëgjuar dy emra, vetëm klubin sportiv “Partizani”.

Se çfarë ishte, e kam marrë vesh më vonë, pasi jam interesuar pas takimeve me ish-pronarët, apo edhe nga provat e pronarit. Në tetor të 2005 unë u kam bërë një letër ministrive që të na sjellin një inventar të pronave që kemi si shtet, si dhe letra nëse kanë pasur interes nga pronarët për t’i marrë ato prona. Mediu ka qenë ndër të parët që është përgjigjur përsa i përket pronave që ishin jashtë planit të përhapjes.

SPAK: Kërkesa nga ministri i Mbrojtjes është bërë në nëntor 2005 dhe ju i keni kthyer përgjigje në 2007?

Ruli: Në kohën tonë nuk mund të përmirësohej brenda dy viteve legjislacioni. Po ashtu edhe administrata nuk ishte kështu. Unë i kam kthyer përgjigje shumë shpejt, brenda 7–8 muajve. Di që edhe bashkia i ka bërë ndryshimin e destinacionit. Këtë e kam mësuar mbi bazë dokumentesh.

Me sa mund të kujtoj, duke parë problemet e privatizimit, bashkëpunimi mes agjencive të ndryshme ishte po ashtu i vështirë. Po ashtu di që i kanë propozuar Ministrisë së Ekonomisë një punonjës në institucione për të përshpejtuar procedurat.

Shteti shqiptar nuk i ka të regjistruara as sot pronat e veta. A kanë qenë të regjistruara? Besoj se një numër i vogël ka qenë i regjistruar me certifikatë.

Ministria më shumë jepte sinjal politik, dhe është program qeveritar; më pas nuk kishte më të drejtë ta niste. Në çdo rast, propozimi vinte nga ministria që e kishte në varësi. Gjatë viteve klubi ishte shkatërruar e denigruar, prandaj u përshpejtua procedura për ta shpëtuar sa më shumë.

Historia më ka bërë të jem ministër që në 1991. Shteti kishte trashëguar gjithë pronën publike. Duheshin vite t’u ktheheshin pronarëve. Të përndjekurit kërkonin dëmshpërblime.

U emetuan letrat me vlerë. Deri në 2006 letrat me vlerë u rritën. Nga ‘97 pati një ndërprerje. Letrat me vlerë janë pezulluar.

Në historitë qeveritare ka gjithmonë rastësi. Në ‘95 i kam pasur 100% bonot e thesarit. Pastaj u bë një kompromis 20% cash, 80% bono thesari, se Ridvan Bode kërkonte lekë. Kam qenë më vonë edhe ministër Financash dhe e kuptoj.

Sali Berishën e njoh nga dhjetori i ‘90. Jamarbrin e kam fiksuar për herë të parë tek oborri i PD-së, si student i dhjetorit. Xhimi Behenl e njoh si çun Tirane. Andia Pustinën e njoh si punonjëse në një ministri dikur.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme