Kronika 11 June 2026, 13:47 Nga VNA

Tritoli në pronën e familjes Nikulaj, arrestohet Astrit Avdiaj si i dyshuar dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Ndaje në Whatsapp

fgbfgfgb.jpg

Astrit Avdiaj, është arrestuar si i dyshuar për vendosjen e tritolit në pronën e familjes Nikulaj.

Në datën 10.06.2026, në fshatin Balldren i Vjetër, në një sipërfaqe toke shpërtheu një sasi e lëndës plasëse (pa shkaktuar dëme), pronë e cila dyshohet të jetë e familjes së biznesmenit të ekzekutuar Ardian Nikulaj.

Si autor i dyshuar i vendosjes së eksplozivit u arrestuar 55-vjecari Avdiaj nga Tropoja me banim në Tiranë. Ai dyshohet se lëndën plasëse e siguroi në Krujë dhe për këtë arsye është identifikuar dhe shpallur në kërkim E. Z., 35 vjeç. Familja Nikulaj është në hasmëri prej 30 vitesh me familjen Lekstakaj, ku janë shënuar shumë viktima, por nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me sagën e gjakmarrjes, apo ka ndodhur për motive të tjera.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme