Kronika 11 June 2026, 09:58 Nga VNA

Zbulohet një tjetër call center mashtrimi në Tiranë, 4 të arrestuar dhe 49 të proceduar

Ndaje në Whatsapp
Zbulohet një tjetër call center mashtrimi në Tiranë, 4

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër call center të dyshuar për mashtrim, duke arrestuar katër persona dhe proceduar penalisht 49 punonjës. Operacioni i koduar “Hold on” u zhvillua në një ambient në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku sipas hetimeve ushtrohej veprimtari mashtruese ndaj shtetasve të huaj.

Në pranga kanë përfunduar Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Eljo Dyrmishi dhe Marjo Myftari, të cilët dyshohet se administronin dhe drejtonin aktivitetin e call center-it.

Gjatë kontrollit në ambientet e subjektit, policia sekuestroi 107 pajisje elektronike që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e mashtrimit, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin këtë veprimtari dhe drejtonin grupet e punonjësve.

Po ashtu, në ambientet e call center-it u konstatuan duke punuar 49 persona të tjerë, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe përcaktimin e dëmit të shkaktuar nga kjo skemë mashtrimi.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme