Sport 12 June 2026, 15:00 Nga VNA

Bernardo Silva një hap larg Real Madridit, raportohet se ka kryer testet mjekësore

Ndaje në Whatsapp
Bernardo Silva një hap larg Real Madridit, raportohet se ka kryer testet

Mesfushori portugez Bernardo Silva duket se është shumë pranë transferimit te Real Madridi, teksa raportimet e fundit sugjerojnë se lojtari ka përfunduar tashmë testet mjekësore përpara zyrtarizimit të marrëveshjes.

Pas afrimeve të Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konate, “Los Blancos” janë gati të finalizojnë edhe një tjetër goditje të rëndësishme në merkaton e verës.

Sipas gazetarit të ESPN, Rodra, Bernardo Silva, i cili është lojtar i lirë, ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka arritur një marrëveshje të plotë me klubin madrilen.

Raportohet se ish-ylli i Manchester Cityt ka pranuar një ulje të ndjeshme të pagës për të firmosur një kontratë dyvjeçare me Real Madridin, e cila përfshin edhe opsionin për zgjatje me një sezon tjetër.

Një rol vendimtar në përshpejtimin e negociatave thuhet se ka luajtur Jose Mourinho. Trajneri portugez ka insistuar për afrimin e bashkëkombësit të tij, duke ndikuar në vendimin e klubit për të mbyllur marrëveshjen, pavarësisht interesimit të shfaqur nga Barcelona dhe Atletico Madridi.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme