Sociale 13 June 2026, 19:18 Nga VNA

Atletet përpara Kryeministrisë që simbolizojnë largimin e shqiptarëve. Nis protesta e 14-të kundër Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp
Atletet përpara Kryeministrisë që simbolizojnë largimin e

Këtë të shtunë, në ditën e 14-të radhazi të mobilizimit qytetar, ka nisur në orën 18:00 protesta kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, qytetarë të shumtë, të shoqëruar nga familjarë dhe fëmijë të mitur, u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta, flamuj shqiptarë dhe amerikanë, ndërsa përgjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike. Organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të mbetet paqësore dhe të shmangen provokimet.

Përpara godinës së Kryeministrisë janë vendosur dhjetëra palë atlete, një simbolikë që sipas organizatorëve përfaqëson largimin e shqiptarëve nga vendi gjatë viteve të fundit. Atletet janë kthyer në një nga imazhet më të forta të protestës së kësaj mbrëmjeje, duke simbolizuar emigrimin dhe boshatisjen e vendit nga të rinjtë.

Ashtu si protestat e mëparshme, edhe tubimi i sotëm pritet të zgjasë për disa orë, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe ndryshim të kursit politik në vend.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme