Sociale 12 June 2026, 08:04 Nga VNA

Kush është influencuesja që po fton qytetarët të përzgjedhin folësit e protestës?

Ndaje në Whatsapp
Kush është influencuesja që po fton qytetarët të

Shumë qytetarë, pjesëmarrës ose jo në protestat masive të ditëve të fundit, kanë ngritur pyetjen se kush janë organizatorët e protestës. Në fakt, nuk është shumë e dukshme se cilët janë organizatorët, ndonëse ditët e fundit më të zëshme kanë qenë aktivistja Sidorela Vatnikaj dhe aktivistja e Rrjollit, Luciana Kokaj.

Pa lënë mënjanë edhe Arben Kolën, protestuesin simbol dhe aktivistin që prej 16 vitesh është në zemër të çdo proteste qytetare.

Megjithatë, aktorja Fjoralba Ponari duket se është angazhuar për gjetjen e emrave të personazheve që flasin në protestë. Në një njoftim të publikuar në Instagram, influencerja ka bërë thirrje që të gjithë ata që duan të flasin të kontaktojnë me të, me qëllim përzgjedhjen e personave që do të japin mesazhin e tyre në protestë.

Nuk është e qartë nëse ky rol i marrë përsipër nga Ponari është pjesë e një strukture organizative më të gjerë apo një angazhim individual për të ndihmuar në koordinimin e folësve, por nisma e saj ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Ndërkohë, protesta hyn sot në ditën e saj të 13-të, duke vijuar mobilizimin e qytetarëve në atë që është kthyer në një nga lëvizjet më të diskutuara të javëve të fundit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme