Sociale 10 June 2026, 22:48 Nga VNA

Dita e 11-të e protestës: Nga revolta te ideja e organizimit

Ndaje në Whatsapp
Dita e 11-të e protestës: Nga revolta te ideja e organizimit

Protesta hyri sot në ditën e saj të 11-të, duke konfirmuar se lëvizja ka tejkaluar prej kohësh kundërshtimin ndaj projektit në Zvërnec dhe është shndërruar në një shprehje më të gjerë të pakënaqësisë ndaj klasës politike që ka drejtuar vendin në dekadat e fundit. Në shesh u dëgjuan sërish thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa flamujt kombëtarë vijuan të mbizotërojnë mbi çdo simbol partiak.

Risia e ditës ishte se për herë të parë një nga aktivistët artikuloi publikisht nevojën që energjia e protestës të mos mbetet vetëm në shesh, por të organizohet përmes një tryeze të përbashkët. Sipas tij, qytetarët, grupet e interesit, aktivistët dhe përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë duhet të ulen së bashku për të diskutuar hapat e mëtejshëm dhe për t’i dhënë protestës një formë më të strukturuar.

Një tjetër element i spikatur ishte debati mbi rolin e forcave politike në protestë. Në shesh u vunë re edhe mbështetës të Partisë Demokratike, ndërsa vijoi përplasja verbale mes atyre që kërkojnë pjesëmarrjen e demokratëve dhe opozitarëve si qytetarë të lirë dhe atyre që këmbëngulin se protesta duhet të mbetet tërësisht jashtë kontrollit të partive politike. Pavarësisht debateve, prania e demokratëve në tubim ishte më e dukshme se në ditët e para.

Ata që morën mikrofonin gjatë mbrëmjes artikuluan gjithnjë e më qartë idenë e një “revolucioni” qytetar dhe të ndërtimit të një “Shqipërie të Re”, duke e paraqitur protestën jo thjesht si kundërshtim ndaj një projekti apo një qeverie, por si përpjekje për ndryshim të thellë politik dhe shoqëror.

Edhe sot folësit ngritën shqetësime për korrupsionin, shpopullimin, kapjen e institucioneve, koston e jetesës dhe mungesën e besimit te partitë tradicionale. Pas 11 ditësh mobilizim, protesta duket se po hyn në një fazë të re, ku krahas revoltës po diskutohen edhe format e organizimit dhe përfaqësimit të saj.

Në përfundim të tubimit, ashtu si çdo mbrëmje gjatë ditëve të fundit, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, duke e shndërruar ecjen në kryeqytet në një ritual të përditshëm të protestës. Me flamuj kombëtarë dhe thirrje kundër qeverisë e klasës politike, ata përshkuan disa prej akseve kryesore të qytetit, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit paralajmëruan vazhdimin e protestave edhe në ditët në vijim.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme