Sociale 10 June 2026, 15:30 Nga VNA

Bashkia Shkodër skualifikon ofertat më të ulëta: Tenderi i makinave 4x4 i shkon kompanisë së vëllezërve Dulaku

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-10 at 3.28.38 PM (1).jpeg

Bashkia Shkodër i ka dhënë tenderin për dy automjetet kompoanisë të vëllezërve Dulaku duke skualifikuar ofertat më të mira në tender. Konkretisht, institucioni i drejtuar nga Benet Beci, në datën 21 prill shpalli procedurën për blerjen e dy automjeteve 4x4 për transport të perzier njerëzish dhe mallrash. “Mjetet do t’i shërbejnë Drejtorisë së Emergjencave Civile për operacione, mbikqyrje, monitorim dhe parandalim të emergjencave civile”, thuhet në dokumentet e tenderit.

11111.PNG

Fondi limit për këto dy automjete ishte 72 milionë lekë me TVSH. Për këtë procedurë shfaqën interes katër operatorë ekonomikë, ndërsa ofertë kishin paraqitur vetëm tre.  Subjekti "AUTOELITE” që kishte kërkuar  55 milionë lekë, “PORSCHE ALBANIA SH.P.K” me 63 milionë lekë dhe “ALBANIA MOTOR COMPANY” me 64 milionë lekë.

Në vend që të përzgjidhte ofertën më ekonomike, Bashkia Shkodër shpalli fitues kompaninë “ALBANIA MOTOR COMPANY”, në pronësi të Artan Dulakut dhe vëllezërve të tij, e cila kishte edhe vlerën më të lartë në garë.

22222222.PNG

Arsyetimi i Bashkisë Shkodër për skualifikimin e dy operatorëve duket pak absurd. Sipas dokumenteve, subjekti "AUTOELITE” nuk ka plotësuar 2 kritere: e para në automjetet që ka propozuar timoni nuk ka qenë elektrik, dhe e dyta katalogun shpjegues nuk e ka pasur të përkthyer dhe të noterzuar.

Ndërsa për operatorin “PORSCHE ALBANIA SH.P.K” nuk ka plotësuar kushtin mjetet të ishin me kondicioner që lejon shoferin dhe pasagjerin të vendosin temperatura të ndryshme. Dhe e dyta, gjithashtu katalogun shpjegues nuk e ka pasur të përkthyer dhe të noterzuar.

Mbetet e paqartë se si një timon hidraulik, mungesa e kondicionerit me dy zona apo katalogu i përdorimit i papërkthyer dhe i noterizuar, mund të penalizojë mjete që do të përdoren për emergjencat civile, aq më tepër kur plotësimi i këtyre kritereve i kushton taksapaguesve rreth 10 milionë lekë më shumë.

Në prokurimet publike, vendosja e kritereve specifike ose "kufizuese" shpesh shihet si një taktikë për të favorizuar kompani të caktuara. A është ky një rast i tillë, këtë e vërteton vetëm prokuroria.

Por ky nuk është i vetmi rast që Benet Beci i jep tendera vëllezërve Dulaku duke skualifikuar ofertat më të mira.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme