Sociale 12 June 2026, 07:13 Nga VNA

Republika e Ideve: Kur media krijon debat publik, jo vetëm klikime

Ndaje në Whatsapp
Republika e Ideve: Kur media krijon debat publik, jo vetëm klikime

Në Bolonjë është hapur sot festivali “Repubblica delle Idee”, një nismë e gazetës italiane La Repubblica që mbledh në një skenë të vetme liderët kryesorë të qendrës së majtë italiane, ish-kryeministra, kryebashkiakë dhe personalitete të jetës publike për të diskutuar mbi të ardhmen e vendit dhe të Evropës.

Në të njëjtin forum do të flasin Elly Schlein, Giuseppe Conte, Romano Prodi, Matteo Renzi, Paolo Gentiloni dhe drejtues të pushtetit vendor si Matteo Lepore, Roberto Gualtieri e Silvia Salis. Jo për të bërë spektakël televiziv, por për të debatuar publikisht mbi alternativa politike, ekonomi, qeverisje, tranzicion ekologjik dhe sfidat e demokracisë.

Është një shembull interesant i rolit që media mund të luajë në një demokraci. Një gazetë nuk kufizohet vetëm te raportimi i ngjarjeve, por krijon vetë hapësira ku aktorët politikë përballen me njëri-tjetrin dhe me publikun.

Kontrasti me Shqipërinë është i dukshëm. Këtu mediat shpesh e matin suksesin me numrin e klikimeve, komenteve apo reagimeve në rrjetet sociale. Debati zhvillohet kryesisht mes ndjekësve online, ndërsa aktorët politikë rrallë përballen në forume të hapura për të diskutuar vizione, programe apo alternativa konkrete për vendin.

Në vend që të krijojnë arena diskutimi, shumica e mediave shqiptare janë kthyer në pasqyra të konfliktit të ditës ose në transmetuese të deklaratave politike. Debati shpesh reduktohet në replika televizive apo beteja në Facebook, pa prodhuar ide, konsensus apo vizione afatgjata.

“Repubblica delle Idee” tregon se media mund të jetë më shumë se një spektatore e politikës. Ajo mund të jetë organizatore e debatit publik. Dhe ndoshta kjo është diferenca më e madhe mes një gazetarie që synon të ndikojë në jetën demokratike të vendit dhe një gazetarie që mjaftohet të numërojë shikimet.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme