Politika 13 June 2026, 19:04 Nga VNA

Një ish-kandidat deputet i PS-së mes organizatorëve të protestës në Nuremberg

Ndaje në Whatsapp
Një ish-kandidat deputet i PS-së mes organizatorëve të

Protestat kundër qeverisë shqiptare nuk janë zhvilluar vetëm në Tiranë, por edhe në disa qytete të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara, ku diaspora shqiptare ka organizuar tubime mbështetëse. Në protestën e mbajtur në Nuremberg të Gjermanisë, mes organizatorëve ka qenë edhe Paulin Luli, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës dhe ish-drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit. Pjesëmarrja e një figure të lidhur më parë me PS-në ka tërhequr vëmendje, teksa protestat po mbledhin qytetarë me bindje të ndryshme politike, të bashkuar në kundërshtimin e qeverisë së Edi Ramës.

Linku i plote i postimit 

https://www.facebook.com/share/r/195DHC9D9d/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme