Lifestyle 13 June 2026, 16:19 Nga VNA

Gwyneth Paltrow reklamon projektin luksoz në Izrael, aktivistët e akuzojnë se po mbështet gjenocidin në Gaza

Ndaje në Whatsapp
Gwyneth Paltrow reklamon projektin luksoz në Izrael, aktivistët e

Dy ndërtesa 51-katëshe, me mbi 600 apartamente në veri të Tel Avivit, ku bregdeti mesdhetar rritet në përpjesëtim me çmimet për metër katror. Grupi izraelit pas këtij projekti imobiliar ka zgjedhur si figurë promovuese aktoren dhe sipërmarrësen Gwyneth Paltrow. Ajo, në një reklamë që transmetohet në televizionet lokale i përgjigjet pyetjes së shoferit “New York?” me “Jo, Herzilya”, qyteti (ndër më të shtrenjtët në Izrael) ku do të ndërtohen këto qiejgërvishtës.

Fituesja e një çmimi Oscar është sulmuar në rrjetet sociale nga aktivistë, të cilët kanë vënë në dukje kontrastin mes luksit të shfaqur të projektit dhe kushteve në jug të Libanit nën bombardime, apo atyre të dy milionë palestinezëve në Gaza që jetojnë në tenda, të grumbulluar në gjysmën e territorit ku më parë banonin. Paltroë akuzohet se “mbështet gjenocidin”, dhe në fushatën kundër saj marrin pjesë edhe llogari të menaxhuara nga makineria iraniane e propagandës dixhitale. Në një koment, The Guardian vë në dukje se kompania Melisron, pas projektit, zotëron gjithashtu prona në koloninë Ma’ale Adumim.

Në vitin 2014, aktorja Scarlett Johansson u kritikua pasi u bë fytyra e një grupi izraelit që prodhonte pajisje për përgatitjen e sodës në shtëpi: fabrika ndodhej në Mishor Adumim, një zonë industriale në Bregun Perëndimor e lidhur me vetë vendbanimin e madh. Në atë kohë Johansson shpjegoi se ishte “gjithmonë në favor të bashkëpunimit ekonomik dhe ndërveprimit social midis një Izraeli demokratik dhe Palestinës”. SodaStream punësonte kryesisht punëtorë palestinezë./Corriere

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme