Lifestyle 10 June 2026, 07:24 Nga VNA

Ishte shtëpia më e shtrenjtë në Britani. Pse banori i vetëm i saj është një i pastrehë që jeton në verandë?

Ndaje në Whatsapp
Ishte shtëpia më e shtrenjtë në Britani. Pse banori i

Në zemër të lagjes luksoze Knightsbridge në Londër ndodhet 2-8A Rutland Gate, një rezidencë gjigante me 45 dhoma, pishinë të brendshme, katër ashensorë dhe 116 dritare, e cila në vitin 2020 u shit për 210 milionë paund, duke u bërë shtëpia më e shtrenjtë në Britani. Megjithatë, prej vitesh ajo qëndron bosh.

Ndërsa brenda pallatit nuk jeton askush, në verandën e tij prej tre vitesh jeton Anders Fernstedt, një suedez 58-vjeçar i pastrehë. Ai fle në një tendë të improvizuar me çadra, i rrethuar nga libra, lule, biçikleta dhe sende personale. Fernstedt, ish-gazetar dhe njohës i teknologjisë, e gjeti veten në rrugë pas një serie dëbimesh nga banesat ku jetonte dhe sot e quan verandën e rezidencës “shtëpinë” e tij.

Historia e ndërtesës pasqyron transformimin e Londrës në një qendër globale të pasurisë. Pallati u bashkua në vitet 1980 nga ish-kryeministri libanez Rafik Hariri, i cili e mbuloi me luks ekstrem, përfshirë banjo me gurë gjysmë të çmuar dhe kosha mbeturinash të veshur me ar 24 karatësh. Pas vrasjes së tij, prona kaloi në duar të princave sauditë dhe më pas te miliarderë kinezë.

Sot prona figuron në emër të Ding Yumei, ish-bashkëshortja e miliarderit kinez Hui Ka Yan, themelues i gjigantit të falimentuar të pasurive të paluajtshme Evergrande. Për shkak të proceseve gjyqësore dhe ngrirjes së aseteve, shtëpia nuk mund të shitet dhe mbetet e braktisur.

Rasti ka ndezur debatin për krizën e strehimit në Britani. Vetëm në Angli ka mbi 300 mijë banesa bosh afatgjata, ndërsa qindra mijëra familje presin për strehim. Në Londër, ku kërkesa për banesa është më e larta në vend, një në dhjetë prona në Westminster dhe një në nëntë në Kensington & Chelsea nuk përdoren si banesa të përhershme.

Ekspertët argumentojnë se prona të tilla janë kthyer më shumë në asete financiare sesa në shtëpi. Ndërsa miliarderët globalë blejnë rezidenca për investim, mijëra njerëz mbeten pa strehë. Kontrasti bëhet edhe më i fortë te 2-8A Rutland Gate: një i pastrehë fle në pragun e një pallati me 45 dhoma, i cili ka qëndruar bosh për vite me radhë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme