Politika 28 July 2026, 10:29 Nga VNA

Sekretariati i Etikës përjashton Agron Shehajn me 60 ditë nga Kuvendi

Ndaje në Whatsapp
Sekretariati i Etikës përjashton Agron Shehajn me 60 ditë nga

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë të deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, pas incidentit të ndodhur gjatë seancës plenare.

Vendimi vjen pasi Shehaj mori nga salla e Kuvendit një dokument që mazhoranca e cilësoi si marrëveshje konfidenciale mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, duke u larguar më pas nga seanca.

Pas ngjarjes, Partia Socialiste depozitoi kërkesën për përjashtimin e tij me 60 ditë, duke argumentuar se deputeti kishte shkelur rregulloren e Kuvendit gjatë shqyrtimit të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes.

Sekretariati i Etikës shqyrtoi kërkesën dhe vendosi përjashtimin e Agron Shehajt nga punimet e Kuvendit për një periudhë 60-ditore.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme