Kronika 17 June 2026, 12:04 Nga VNA

“Daja” nga Ekuadori dhe perandoria e kokainës, si u zbulua pas 6 vitesh një nga kartelet më të rrezikshme shqiptare drejtuar nga Shpëtim Aliu

Ndaje në Whatsapp
“Daja” nga Ekuadori dhe perandoria e kokainës, si u zbulua pas

 

SPAK njoftoi dje goditjen e një prej karteleve më të rrezikshme kriminale të trafikut të kokainës nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së, duke i dhënë fund një hetimi që zgjati plot gjashtë vite.

Në qendër të dosjes rezulton Salvatore alias Shpëtim Aliu, një emër pothuajse i panjohur për publikun shqiptar, por që sipas hetuesve drejtonte nga larg një rrjet të gjerë trafiku droge. Aliu furnizonte me kokainë grupet kriminale të drejtuara nga Eldi Dizdari, Armando Pacani, Dritan Gjika apo Sokol Aliu, duke krijuar një urë të qëndrueshme mes Ekuadorit dhe tregjeve europiane të narkotikëve.

Burimet thonë se hetimi nisi pas një referimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit më 8 maj 2020. Informacionet e para flisnin për një grup të përbërë nga familjarë dhe shtetas të huaj, të përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës në linjën Ekuador-BE-Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri.

Sipas dosjes, Salvatore Aliu ishte figura kyçe e organizatës, furnizuesi, organizatori dhe financuesi i ngarkesave me kokainë. Ndërsa vëllai i tij, Isa Aliu, dyshohet se kishte rolin e pastrimit të fitimeve të trafikut përmes bizneseve të ligjshme, mes tyre edhe rrjeti i supermarketeve Road House në Elbasan.

Për vite me radhë hetimi mbeti pa rezultate konkrete. Emri i Aliut qarkullonte vetëm në raportet e inteligjencës, ndërsa ai jetonte në një zonë rezidenciale në Ekuador, larg vëmendjes së autoriteteve shqiptare. Gjithçka ndryshoi me zbërthimin e platformës së koduar Sky ECC, ku komunikimet e përgjuara nxorën në pah rolin e tij qendror në trafikun e kokainës.

Në biseda dhe kontakte të ndryshme, Aliu njihej me nofkat “Daja”, “Qero”, “Qerosi”, “Viktor” dhe “Albo Pelon”, emra që sipas hetuesve fshihnin një prej lojtarëve më të rëndësishëm të narkotrafikut shqiptar në Amerikën Latine.

Pjesë e kartelit dyshohet të jenë edhe nipi i tij Oklid Elouejdi, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, Sokol Bibaj, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, Armando Pacani, Dritan Gjika, Florian Musai alias Naum Filo, Aleks alias Shkëlqim Pepaj, Jetmir Pepaj, Naldi Yzeiraj dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Operacioni kulmoi me 10 urdhër-arreste dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 150 milionë euro. Por përtej shifrave, dosja zbulon historinë e një organizate që, sipas SPAK, arriti për vite të tëra të lëvizte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ndërsa drejtuesi i saj mbetej thuajse i padukshëm.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme