Kronika 16 June 2026, 14:10 Nga VNA

Sekuestro 150 milionë euro pasuri, SPAK godet perandorinë financiare të bosëve të dyshuar të trafikut ndërkombëtar

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-16 at 2.09.39 PM.jpeg

Një nga goditjet më të mëdha pasurore të viteve të fundit është ekzekutuar sot nga SPAK, i cili krahas urdhër-arresteve ndaj personazheve të njohur të botës së krimit, ka vendosur sekuestro mbi pasuri që dyshohet se arrijnë vlerën e rreth 150 milionë eurove.

Në qendër të operacionit janë emra të njohur për drejtësinë shqiptare dhe autoritetet ndërkombëtare, mes tyre Eldi Dizdari, Dritan Gjika dhe Armando Paçani. Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e një numri të madh kompanish, investimesh turistike, hotelesh, komplekse rezidenciale dhe projekteve luksoze në disa nga zonat më të shtrenjta të vendit.

Mes subjekteve të goditura janë shoqëritë Aliu Road House, Green Invest, Seaview Development, A.R.H Security, Altea Construction, F&XH Invest, Altea Invest dhe S.T.N.P.M, ndërsa nën sekuestro kanë përfunduar edhe të drejta pasurore mbi projekte strategjike turistike dhe rezidenciale.

Goditja prek edhe një pjesë të kompleksit multifunksional turistik, rezidencial dhe komercial në Gjirin e Lalzit, të njohur si Lalzi Marina Seaside, si dhe të drejtat mbi projektin për ndërtimin e hotelit luksoz me 5 yje “Zig-Zag” në Jalë të Himarës. Nën masë sekuestroje janë vendosur gjithashtu të drejtat pasurore mbi projektin rezidencial Astoria Residence në zonën e Mjull-Bathores në Tiranë, si dhe investime të tjera hotelerie në Dhërmi, përfshirë edhe pasuritë e lidhura me Hotel Elisa Tirana, Affiliated by Meliá.

Operacioni përfaqëson një tjetër goditje të SPAK ndaj rrjeteve të dyshuara të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, duke synuar jo vetëm personat e përfshirë, por edhe bazën ekonomike që dyshohet se është ndërtuar përmes fitimeve kriminale. Hetimet vijojnë për identifikimin e pasurive të tjera dhe personave të përfshirë në skemë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme