Kronika 16 June 2026, 13:02 Nga VNA

Skandali në dosjen e SPAK: Trafikantët përdorën Kadastrën për të zbuluar nëse po hetoheshin

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-16 at 1.01.29 PM.jpeg

VNA sjell një tjetër rast nga dosja e SPAK “Black Eagle”, ku zbardhen skema se si persona të dyshuar si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës kanë përvetësuar prona në zona elitare të Tiranës, me qëllim pastrimin e parave përmes ndërtimit të kullave.

Sipas SPAK, personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti e të tjerë, kanë zhvilluar edhe takime jashtë vendit, në Spanjë dhe Aruba.

Në një nga episodet e hetimit, dyshohet se ata kanë përdorur institucione shtetërore për të verifikuar nëse ndaj tyre po zhvilloheshin hetime nga Prokuroria e Posaçme.

Referuar dosjes, SPAK thotë se gjithçka ka nisur pas një hetimi pasuror ndaj Denis Metoshit, i njohur edhe si Eldi Dizdari, një figurë e njohur e krimit të organizuar dhe një prej drejtuesve kryesorë të asaj që konsiderohet karteli i parë shqiptar i kokainës. Ai dyshohet se ka pasur lidhje me rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës, përfshirë “Kompania Bello”, si dhe me organizata kriminale italiane si ‘Ndrangheta.

Gjatë hetimit pasuror ndaj tij, Prokuroria e Posaçme ka konstatuar se Dizdari, në shkurt 2015, ka përfituar përmes një kontrate dhurimi një sipërfaqe toke prej 500 m² në rrugën “Dervish Hima”, pranë stadiumit “Air Albania”, nga shtetasit Qefsere dhe Eqerem Grori, si dhe Osman Dervishi, bashkëpronarë të truallit.

Sipas dosjes, pas një sërë veprimesh dhe kalimesh pronësie përmes kontratave të dhurimit dhe dyshimeve për falsifikime, nuk u arrit të sigurohej leje ndërtimi, pasi trualli u sekuestrua nga SPAK në fund të vitit 2021.

Hetimet kanë vijuar me sekuestrimin e dokumentacionit pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku historiku i pronës ka treguar një sërë veprimesh të përsëritura dhurimi në favor të personave Artur Shehu dhe Elton Memeti.

Gjatë kohës që çështja ndodhej nën hetim dhe SPAK kishte paraqitur në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të Eldi Dizdarit, dyshohet se grupi kriminal ka përdorur institucione shtetërore, konkretisht Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, për të marrë informacion nëse ndaj tyre po zhvilloheshin hetime nga Prokuroria e Posaçme. Kjo periudhë përkon edhe me operacionin e zhvilluar në Belgjikë, në kuadër të dosjes “Black Eagle”.

SPAK thekson se Drejtoria Rajonale e Kadastrës Jug Tiranë ka kërkuar informacion nëse për Artur Shehun kishte hetime në zhvillim, pasi në këtë institucion ishin depozituar dy kontrata dhurimi të lidhura mes Shehut dhe bashkëjetueses së Fation Kolës, si dhe bashkëshortes së Ervis Çelës, ky i fundit i arrestuar për trafik droge.

Në vitin 2022, përmes përgjimeve ndaj bashkëpronarëve dhe shtetasit Adrian Rama, SPAK ka zbuluar se ky i fundit orientonte veprimet me pronën. Sipas hetimeve, ai qëndronte edhe pas shkresës së dërguar në SPAK nga Kadastra, ku kërkohej informacion për Artur Shehun.

Rasti në fjalë tregon edhe një herë se si një institucion shtetëror si ASHK mund të vihet në shërbim të veprimtarive kriminale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme