Kronika 15 June 2026, 21:08 Nga VNA

Dita e 16-të e protestës në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe slogani “Rama në burg, Berisha në burg”

Ndaje në Whatsapp

fvfdvvffd.png

Mijëra protestues janë grumbulluar edhe këtë të hënë në qendër të Tiranës, duke shënuar ditën e 16-të të protestës qytetare kundër qeverisë.

Përmes thirrjeve “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje” dhe “Rama jep dorëheqjen”, qytetarët kanë përsëritur kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk munguan pankartat dhe sloganet që kanë shoqëruar protestën gjatë ditëve të fundit.

Një nga thirrjet më të dëgjuara ishte edhe slogani “Rama në burg, Berisha në burg”, i cili u përsërit disa herë nga protestuesit gjatë tubimit.

Në foltore u ngjitën qytetarë dhe aktivistë, shumica e tyre të ardhur nga diaspora, të cilët folën për korrupsionin, gjendjen politike në vend dhe nevojën për ndryshim. Protesta u shoqërua edhe nga kënga “Rama jep dorëheqjen”, tashmë një prej simboleve të këtyre tubimeve.

Aktivisti Arben Kola u bëri thirrje pjesëmarrësve të shmangin provokimet, duke iu referuar lëvizjes së një grupi protestuesish drejt Rinasit një natë më parë. Ai theksoi se itinerari i protestës mbetet i përcaktuar brenda Unazës së Madhe të Tiranës dhe kërkoi që ky itinerar të respektohet.

Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protesta u mbyll përpara godinës së Kryeministrisë dhe më pas vijoi me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme