Kronika 15 June 2026, 22:23 Nga VNA

Dosja “Aruba”, Lala: SPAK duhet ta çojë deri në fund, të tregojë kush fshihet pas investimeve në jug dhe në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

dfvfvdvffvd.jpeg

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbardhur detaje nga hetimet për dosjen “Aruba”, ku sipas saj përfshihen emra të njohur të botës së krimit dhe të biznesit në Shqipëri.

Lala ngriti një sërë pikëpyetjesh mbi ecurinë e hetimeve të SPAK, duke theksuar nevojën për një hetim të thelluar mbi lidhjet e mundshme të parave të pista me sektorin e ndërtimit dhe turizmit në vend.

“Çështja është a do të shkojë SPAK deri në fund, të hetojë pra përmëndja e emrit të Samir Manes, a do t’i shkojë SPAK deri në fund të kuptojë nëse realisht paratë e drogës janë investuar tek resortet liksoze në jug të vendit? E dyta, a do të arrij SPAK të identifikojë kulla të tjera të Tiranës ku janë investuar paratë e këtyre dy grupimeve, pra paratë e grupit Koçekëve dhe grupit të Alfredo Hamzait në kulla të tjera? A ka të tjerë biznesmenë që janë përfshirë në këtë histori. A duhet mjaftuar ky hetim vetëm në SkyECC, apo duhet të ketë kontrolle dhe verifikime të tjera, pyetje të personave, kryqëzim të të dhënave. Sepse këto personazhe kanë marrë leje ndërtimi”, tha Klodiana.

Në vijim, ajo solli detaje mbi grupimet e dyshuara dhe mënyrën e pretenduar të investimit të parave në prona dhe ndërtim, duke përmendur edhe emrin e biznesmenit Zamir Mane. Lala tha se SPAK duhet të tregojë nëse janë ndërtuar vilat dhe hoteli i përmendur në hetime, kush ka aplikuar për lejet dhe nëse këto projekte përkojnë me komunikimet e dyshuara mes personave të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

 “Alfredo Hamzai ju thash që dyshohet se është kreu i grupeve kriminale. Ky është njeriu i Artur Shehut, sipas dosjes që bën trafik droge nga Amerika drejt vendeve të BE. Grupimi i dytë është Artur Koçeku. Dhe Ky i fundit flet me Alfredo Hamzain dhe thotë unë kam dërguar, se kanë prona ata, kanë blerë zotëri, i kanë investuar paratë e kokainës duke blerë prona në jug të vendit. Thotë ne kemi atë tokën tonë. Por që të investojmë aty duhet të kemi dakordësinë e Zamirit. Sepse normalisht nuk mund të ndërtosh në një zonë, ku ka ndërtuar Green Coast, është një kompani e madhe që ka ndërtuar disa vila. Atëherë ata pretendojnë që do dërgojnë Ilir Shtufin për të biseduar me Zamir Manen dhe ofrojnë deri në 3 milionë euro që të merret leja. Zoti Mane nuk del në komunikime të drejtpërdrejta me ta deri në këtë pjesë të dosjes, ama ne nuk dimë, janë ndërtuar këto vila? Nëse po sa kanë kushtuar? Si kanë hyrë paratë për ndërtimin e këtyre vilave? Tani prkuoria duhet të na sqarojë, këto 30 vila janë ndërtuar? Po ky hoteli që pretendohet është ndërtuar? Nëse po, kush ka aplikuar për leje, kur është marrë leja, a përkon kjo leje në të njëjtën kohë që bisedohet në aplikacionin e koduar mes dy të dyshuarve për trafik ndërkombëtar për lëndë narkotike”, tha Klodiana Lala.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme