Kronika 15 June 2026, 21:11 Nga VNA

Policia procedon 19 protestues pas marshimit drejt Rinasit, organizatorët shmangin përgjegjësinë

Ndaje në Whatsapp

dfvdvfvd.webp

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj 19 personave në lidhje me marshimin e zhvilluar një natë më parë nga mijëra protestues, të cilët u zhvendosën nga qendra e kryeqytetit drejt zonës së Rinasit.

Sipas policisë, gjatë tubimit janë bërë thirrje nga organizatorë dhe pjesëmarrës për zhvendosjen e protestës nga sheshi “Skënderbej” dhe zona pranë Kryeministrisë drejt aksit rrugor që lidh Tiranën me Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit të automjeteve.

Një prej zërave më aktivë të protestës, Luçiana Kokaj, bëri të ditur nga mikrofoni i tubimit se ishte thirrur në polici për të dhënë deklarime lidhur me marshimin. Ajo sqaroi se ka qenë pjesë e grupit nismëtar të protestës që prej ditës së parë, por mohoi të ketë pasur rolin e organizatores.

“Unë vij nga komisariati i policisë, ku isha për të bërë një deklaratë për marshimin e djeshëm. Ashtu siç e sqarova edhe në komisariat, unë jam pjesë e grupit që ka marrë iniciativën ditën e parë për organizimin e protestës, por nuk jam organizatore. Organizatorët jeni ju, protesta është e juaja, e rinisë shqiptare”, u shpreh Kokaj.

Megjithëse mohoi të ketë qenë organizatore, ajo deklaroi se marshimi drejt Rinasit kishte qenë një veprim spontan i të rinjve dhe jo një aksion i koordinuar paraprakisht.

“Marshimi ka qenë një gjë spontane nga të rinjtë, nuk ka qenë i koordinuar nga askush. Bravo atyre që arritën të shkonin dhe bravo atyre që treguan maturi dhe pjekuri duke mos u përballur me Policinë e Shtetit”, tha Kokaj.

Në komisariat është thirrur gjithashtu edhe eksperti i IT-së, Gent Progni, një nga figurat më aktive të protestave të fundit në kryeqytet. Gjatë protestës, disa të rinj e akuzuan atë se kishte nxitur marshimin drejt Rinasit. Në deklaratat për mediat, Progni hodhi poshtë pretendimet se qëllimi i protestuesve kishte qenë bllokimi i aeroportit.

Ndër personat e thirrur nga policia janë edhe Arben Kola nga Kukësi i cili mori sot drejtimin e rrugëtimit nëpër Tiranë dhe Arlinda Lleshi nga Lezha, të cilët konsiderohen si pjesë e grupit nismëtar të protestave.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme