Kronika 16 June 2026, 10:22 Nga VNA

Detaje të reja nga ekzekutimi i Valter Lleshit në Mirditë, zbardhen lëvizjet e tij para atentatit

Ndaje në Whatsapp
Detaje të reja nga ekzekutimi i Valter Lleshit në Mirditë,

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 45-vjeçarit Valter Lleshi, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mirditë.

Veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura deri më tani kanë ndihmuar grupin hetimor të rindërtojë lëvizjet e viktimës para atentatit. Sipas burimeve hetimore, Lleshi kishte dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe, së bashku me një koleg pune, ishte nisur drejt kompanisë së bazaltit në Reps, ku ishte i punësuar.

Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi krimi, kolegu i tij ka zbritur në një lokal, ndërsa 45-vjeçari ka vijuar rrugën i vetëm. Rreth orës 07:10, ai u gjet i vrarë brenda automjetit të tij në fshatin Shkorrët, në segmentin rrugor Reps–Spaç.

Hetuesit po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Megjithatë, sipas raportimeve, Lleshi dyshohet se ka qenë i implikuar në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen në vitin 2020, një ngjarje që asokohe u lidh me hakmarrje për prishje të pazareve të drogës.

Valter Lleshi punonte si shofer kamioni në një kompani që merret me nxjerrjen e inerteve nga lumi Mat. Më 15 mars të këtij viti, mjetit me të cilin ai punonte iu vendos një sasi lënde plasëse, por 45-vjeçari arriti t’i shpëtonte atentatit pa lëndime.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme