Kronika 16 June 2026, 15:39 Nga VNA

BKH kontrolle te biznesmenë dhe kompani ndërtimi, dyshime se paratë e kokainës u investuan në beton

Ndaje në Whatsapp
BKH kontrolle te biznesmenë dhe kompani ndërtimi, dyshime se

Në kuadër të aksionit që goditi një prej karteleve të trafikut të kokainës, të drejtuar sipas SPAK nga Salvatore Aliu, Shpëtim Aliu, Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Armando Pacani, u urdhëruan kontrolle në 23 banesa, zyra dhe shoqëri tregtare.

Hetuesit e BKH-së ushtruan kontrolle te Redi Peza, pronar i “Porto Lalzit” dhe i “Sviluppo Mare”, te biznesmeni Ardi Kollçaku, pronar i “Anchor Invest”, te Kujtim Shtufi dhe kompania “Ferro Beton” shpk.

SPAK dyshon se një pjesë e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë pastruar përmes investimeve në sektorin e ndërtimit, pasurive të paluajtshme dhe projekteve turistike. Hetimet po fokusohen te gjurmimi i flukseve financiare dhe lidhjet e mundshme mes kapitalit të dyshuar kriminal dhe investimeve në ekonomi.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme