Kronika 16 June 2026, 16:22 Nga VNA

SPAK godet "perandorinë" e kokainës, urdhër arrest bosit të bosëve, Salvadoe alias Shpëtim Aliut. Furnizoi me droge, Dizdarin, Gjikën e Pacanin

Ndaje në Whatsapp
SPAK godet "perandorinë" e kokainës, urdhër arrest

Salvadore alias Shpëtim Aliu, konsiderohet figura qëndrore e “perandorisë” së kokainës që u fodit këtë të martë nga SPAK dhe u firmosën 10 urdhër arreste.

Alia vitet e fundit ka jetuar jashtë vendit dhe për autoritetet shqiptare ishte thuajse një figurë e panjohur, por hetimet e SPAK zbuluan se ishte furnitori kryesor me kokainë i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit. Aliu dyshohet se mban kontakte me bosë të karteleve në vendet e Amerikës së Jugut dhe siguron sasi të mëdha të kokainës që trafikoheshin drejt Belgjikës, Holandës dhe Francës.

Rezulton se grupet kriminale kanë trafikuar në total 50 tonë kokainë në dy vite, ndërsa nga këto janë kapur dhe sekuestruar nga autoritetet afro 9 tonë kokainë. Saldavore alias Shpëtim Aliu furnizonte me kokainë dhe organizatën kriminale të drejtuar nga vëllezerit Franc e Hajdar Copja, goditur me herët nga SPAK.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme