Kronika 17 June 2026, 10:31 Nga VNA

Kufizime për mjetet e rënda gjatë sezonit veror, Policia publikon planin e masave

Ndaje në Whatsapp
Kufizime për mjetet e rënda gjatë sezonit veror, Policia publikon

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda gjatë sezonit turistik veror, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore në akset me fluks të lartë automjetesh.

Sipas njoftimit, kufizimet do të zbatohen nga 19 qershori deri më 15 shtator për mjetet e transportit të mallrave me masë totale maksimale të autorizuar mbi 7.5 tonë. Masat do të jenë në fuqi në autostrada, rrugë interurbane dhe segmente që lidhin zonat bregdetare e turistike.

Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi i mjeteve të rënda do të ndalohet të premten nga ora 15:00 deri në 24:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 07:00 deri në 24:00. Për festat zyrtare, kufizimet do të nisin nga ora 15:00 e ditës pararendëse dhe do të vijojnë sipas orareve të përcaktuara.

Nga këto masa përjashtohen mjetet e emergjencës, automjetet e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, si edhe mjetet që transportojnë mallra të domosdoshme, përfshirë produktet ushqimore që prishen. Në raste të veçanta, autoritetet mund të japin autorizime të posaçme për furnizime kritike ose situata emergjente.

Policia e Shtetit u bën thirrje operatorëve të transportit dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufizimet, duke theksuar se masat synojnë parandalimin e aksidenteve, shmangien e trafikut të rënduar dhe garantimin e një sezoni turistik sa më të sigurt.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme