Lionel Messi vazhdon të frymëzojë adhurim të jashtëzakonshëm në vendlindjen e tij. Në qytetin Cutral Co, në provincën Neuquen të Argjentinës, është inauguruar statuja më e madhe në botë kushtuar legjendës së futbollit argjentinas.
Monumenti gjigand ka një lartësi prej 26 metrash dhe peshon rreth 70 tonë. Vepra është realizuar nga skulptori Aldo Beroisa, i cili punoi për dy vite për ta përfunduar projektin.
Statuja paraqet Messin në një moment simbolik, të gjunjëzuar me dorën e ngritur lart dhe trofeun e Kupës së Botës pranë tij, duke përfaqësuar një nga imazhet më të njohura të karrierës së tij.
Inaugurimi vjen në një periudhë të veçantë për yllin argjentinas, i cili në Kupën e Botës 2026 realizoi një tripletë në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë, duke arritur në kuotën e 16 golave në Botërorë dhe duke barazuar rekordin historik të Miroslav Kloses.
Me këtë monument, Cutral Co merr vendin e parë në botë për statujën më të lartë kushtuar Messit, duke kaluar monumentin 21-metërsh që ndodhet në Kolkata të Indisë. Statuja pritet të kthehet në një pikë tërheqëse për tifozët e futbollit nga e gjithë bota.






















