Bota 22 June 2026, 10:40 Nga VNA

Trump kritikon aleatët e NATO-s: SHBA po trajtohet keq, Europa nuk po na vlerëson

Ndaje në Whatsapp
Trump kritikon aleatët e NATO-s: SHBA po trajtohet keq, Europa nuk po na

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi ndaj aleatëve të NATO-s, duke deklaruar se vendet evropiane nuk po e vlerësojnë mjaftueshëm kontributin amerikan për mbrojtjen e tyre.

Në një intervistë për Tgcom24, Trump komentoi një postim të fundit në rrjetin e tij social Truth Social, ku kishte kritikuar kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe rolin e Italisë brenda NATO-s.

“Jo vetëm me Italinë, por jam i zhgënjyer me të gjithë NATO-n. SHBA po trajtohet shumë keq”, u shpreh Trump, duke shtuar se disa vende evropiane nuk po marrin përsipër barrën e tyre në fushën e mbrojtjes.

Presidenti amerikan theksoi se disa aleatë të NATO-s “kanë vepruar keq” ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa ngriti sërish shqetësimin për shpenzimet që Uashingtoni kryen për sigurinë e Europës.

I pyetur nëse SHBA mund të tërhiqet nga NATO, Trump shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke deklaruar: “Nuk dua t’ju them”.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme