Bota 21 June 2026, 08:26 Nga VNA

Venecia i shpall 'luftë' turizmit masiv, kryebashkiaku i ri propozon rritjen drastike të biletës së hyrjes deri në 50 euro

Ndaje në Whatsapp
Venecia i shpall 'luftë' turizmit masiv, kryebashkiaku i ri

Një shëtitje njëditore në Venecia mund të bëhet shumë më e kushtueshme për turistët, sepse kryebashkiaku i ri i qytetit, Simone Venturini, ka propozuar që tarifa e hyrjes për vizitorët ditorë të rritet deri në 50 euro.

Aktualisht, turistët që vizitojnë Venecian vetëm për një ditë paguajnë 5 euro nëse rezervojnë herët dhe 10 euro nëse e blejnë biletën pak ditë para mbërritjes. Por sipas autoriteteve vendore, këto tarifa nuk kanë arritur të ulin fluksin e turistëve aq sa ishte parashikuar.

Venturini kërkon që në ditët me numër të lartë vizitorësh, tarifa të shkojë nga 30 deri në 50 euro, duke e kthyer pagesën në një pengesë më të fortë për turizmin masiv. 

Venecia ishte qyteti i parë në botë që vendosi një biletë hyrjeje për turistët ditorë. Masa u mor për të kufizuar vizitat e shkurtra që sjellin mbingarkesë në rrugët dhe sheshet e qytetit, ndërsa ndikimi ekonomik për bizneset lokale konsiderohet i kufizuar.

Sipas të dhënave të publikuara nga bashkia, gjatë javëve të para të këtij viti janë shitur më shumë bileta me çmim 10 euro sesa me 5 euro, çka tregon se shumë vizitorë vazhdojnë të planifikojnë udhëtimin në momentet e fundit.

Tarifa nuk paguhet nga turistët që qëndrojnë për të fjetur në Venecia, pasi ata paguajnë taksën e qëndrimit. Nga pagesa përjashtohen gjithashtu banorët e rajonit Veneto, fëmijët nën 14 vjeç dhe disa kategori të tjera.

Për ata që hyjnë në qytet pa biletë, gjobat variojnë nga 50 deri në 300 euro.

Propozimi për rritjen e tarifës duhet të diskutohet me qeverinë italiane, pasi kufijtë e çmimit janë të përcaktuar me ligj kombëtar

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme