Bota 20 June 2026, 17:53 Nga VNA

Kievi hap aksesin në analizat e armëve ruse të kapura, synon forcimin e mbrojtjes së aleatëve

Ndaje në Whatsapp
Kievi hap aksesin në analizat e armëve ruse të kapura, synon

Ukraina ka ndërmarrë një hap të ri në fushën e teknologjisë ushtarake, duke prezantuar platformën TrophyLab, një nismë që synon t’u japë partnerëve ndërkombëtarë qasje në informacionet teknike të armëve ruse të kapura gjatë luftës.

Lajmi u bë i ditur nga ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, i cili njoftoi se platforma do të funksionojë si një bazë të dhënash me dokumentacion teknik, analiza dhe studime kërkimore mbi sistemet moderne ushtarake ruse. Sipas tij, çdo raketë, dron apo mjet luftarak i sekuestruar në fushëbetejë do të shërbejë si burim i vlefshëm informacioni për analizimin e teknologjive ruse dhe zhvillimin e sistemeve të reja mbrojtëse.

mbrojtëse.

“Çdo raketë, dron dhe automjet i kapur në fushën e betejës është tashmë një burim njohurish për botën e lirë”, deklaroi Fedorov, duke theksuar se ajo që dikur konsiderohej avantazh sekret i armikut, tani po përdoret për të forcuar mbrojtjen e demokracive.

Platforma TrophyLab do t’u mundësojë qeverive aleate, institucioneve kërkimore dhe kompanive të industrisë së mbrojtjes të analizojnë pajisjet ushtarake ruse përmes të dhënave teknike, raporteve të specializuara dhe vlerësimeve mbi dobësitë e mundshme të sistemeve të armëve. Sipas autoriteteve ukrainase, përdoruesit e verifikuar do të kenë gjithashtu mundësi të kërkojnë ekzaminim fizik të pajisjeve të kapura për testime dhe analiza të drejtpërdrejta.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme