Sociale 22 June 2026, 10:56 Nga VNA

Përplasje në Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e Pacollit futen me forcë në kantier, tensione me rojet e kompanisë “2A”

Ndaje në Whatsapp
Përplasje në Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e Pacollit

Tensione dhe përplasje janë regjistruar në kantierin e Aeroportit të Vlorës, pasi punonjësit e kompanisë “MABCO” të Behgjet Pacollit dhe nënkontraktorët e saj janë futur me forcë në ambientet e projektit, duke pretenduar të drejtën e administrimit pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.

Punonjësit e “MABCO” janë përballur me rojet e sigurisë të kompanisë “2A” të Valon Ademit. Mes palëve ka pasur përplasje verbale dhe fizike, ndërsa kishte thirrje të vazhdueshme “Dilni përjashta”.

Pas konfrontimit, grupi i punonjësve të Pacollit ka hyrë në kantier dhe ka nxjerrë jashtë punonjës të tjerë që ndodheshin në zonë.

Një ditë më parë, përmes një deklarate publike, Behgjet Pacolli bëri të ditur se kompania “MABCO” zotëron 98% të kuotave të kapitalit të VIA-s dhe përbën subjektin kryesor mbajtës të të gjitha detyrimeve, përgjegjësive dhe ekspozimeve që lidhen me koncesionin e Aeroportit të Vlorës.

Sipas Pacollit, “MABCO” mban ekspozimin financiar kryesor në këtë projekt, në një vlerë që tejkalon 310 milionë euro.

Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo veprim ose mosveprim që pengon zbatimin e vendimeve të Asamblesë së datës 18 qershor 2026 do të konsiderohet shkelje e rëndë e detyrimeve ligjore dhe do të sjellë pasoja civile dhe penale për personat përgjegjës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme