Sociale 21 June 2026, 13:41 Nga VNA

Banorët protestojnë në Kakome, heqin rrethimet dhe kërkojnë kthimin e pronave

Ndaje në Whatsapp
Banorët protestojnë në Kakome, heqin rrethimet dhe

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga protestuesit, të cilët u mblodhën sot në atë që e quajtën “tokë e të parëve të tyre”.

Vetëm dy ditë më parë ishte hequr edhe porta në hyrje të gjirit, ndërsa sot dhjetëra banorë dhe emigrantë të ardhur nga Greqia, kryesisht nga Nivica, por edhe nga zonat përreth, zhvilluan një protestë simbolike në mbrojtje të pronave që pretendojnë si të tyret.

Mes thirrjeve kundër asaj që e cilësuan si grabitje të pronave, protestuesit deklaruan se nuk do të lejojnë që tokat e trashëguara ndër breza të zaptohen nga oligarkë apo investitorë të favorizuar politikisht.


“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, u shprehën ata gjatë protestës.

Banorët kujtuan se beteja ligjore për Kakomenë vazhdon prej vitit 2004, duke u shndërruar në një nga konfliktet më të gjata të pronësisë në jug të vendit. Ata thanë se gjatë këtyre më shumë se dy dekadave janë zhgënjyer nga të gjitha forcat politike, të cilat sipas tyre kanë premtuar zgjidhje, por nuk kanë dhënë përgjigje përfundimtare për çështjen e pronave.

Sipas protestuesve, bëhet fjalë për rreth 29 mijë hektarë tokë, për të cilat proceset administrative dhe ligjore vijojnë prej më shumë se 20 vitesh. Ata theksuan se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe paralajmëruan vazhdimin e protestave deri në njohjen e plotë të të drejtave të pronësisë mbi tokat që i konsiderojnë trashëgimi të të parëve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme