Pas rreth tre orësh protestë para godinës së Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar mobilizimin e tyre përgjatë javëve të fundit.
Edhe në ditën e 20-të rradhazi të protestës, qytetarët mbanin pankartat që shprehnin pakënaqësinë e tyre në fusha të ndryshme të jetës publike.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.






















