Sociale 17 June 2026, 21:12 Nga VNA

Flamingot dhe kecat në protestë, vijon protesta kombëtare në Tiranë, paradë simbolike para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp
Flamingot dhe kecat në protestë, vijon protesta kombëtare në

Në ditën e 18-të të protestës kundër investimeve në Zvërnec, qytetarët u mblodhën këtë të mërkurë para Kryeministrisë, pasi grumbullimi në sheshin “Skënderbej” nisi në orën 19:00, një orë më vonë se në ditët e mëparshme.

Një nga momentet më të veçanta të tubimit ishte parada simbolike me flamingot, të cilat janë kthyer në simbol të protestës. Të udhëhequra nga një flamingo e madhe dhe të ndjekura nga figura të tjera më të vogla, protestuesit parakaluan përpara godinës së Kryeministrisë.

Thirrjet e protestuesve vijuan të fokusoheshin te kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Po këtë të mërkurë, Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, ku shpreh shqetësim për zhvillimet në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, ndjek nga afër atë që i cilëson “protesta masive paqësore” dhe u kërkon autoriteteve shqiptare një moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura, si edhe rishikimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Mikrofoni gjatë tubimit iu la pensionistëve, pas ditës së mëparshme kur në podium folën të rinjtë. Aktivistja Luçiana Kokaj tha se të rinjtë kishin bërë thirrjen: “Merr gjyshin në protestë. Nëse gjyshi nuk vjen dot, protesto për gjyshin”.

Pas flamingove prej kartoni, protestës iu bashkua edhe një tufë kecash të sjellë nga Kelmendi. Duke mbajtur një gardh simbolik, protestuesit lëvizën bashkë me kafshët, ndërsa në gardh ishin vendosur pankarta me mbishkrime si: “Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria”, “Ndaloni ekocidin”, “Jemi protestuese strategjike”, “Nuk aspirojmë për politikë, duam vetëm ujë në lumë” dhe “Kecat bashkohen me flamingot”. Gjatë tubimit, protestuesit u kujdesën dhe i ushqyen kafshët.

Pas përfundimit të fjalimeve, ku folësit ishin kryesisht pensionistë, pjesëmarrësit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës. Protesta vazhdon pa një strukturë të shpallur organizative dhe pa një platformë të formalizuar politike, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme