Sociale 15 June 2026, 13:01 Nga VNA

I vetëm në shesh, qytetari mban protestën më të vogël në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
I vetëm në shesh, qytetari mban protestën më të

Protesta më e vogël e Shqipërisë u mbajt në Përrenjas. Një qytetar doli vetëm në shesh dhe mbajti fjalimin e tij për një publik që nuk ishte aty.

“Mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur. Në fakt, ju nuk keni ardhur, por s’ka problem, erdhëm ne. Thamë t’ju përshëndesim.”

Me ironi dhe zhgënjim, ai foli për mungesën e reagimit qytetar, ndërsa kujtoi se ishte bir i asaj ane dhe se kishte menduar t’u drejtohej bashkëqytetarëve të tij. Në fund, mesazhi u bë më i rëndë kur përmendi martirët e fjalës së lirë, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën.

“Nëse dikush ju pyet nga ishte Vilson Blloshmi, apo Genc Leka, mos u tregoni që ishin nga këto anë, sepse ata do të dridhen në varr.”

Një protestë me vetëm një pjesëmarrës, por me një mesazh që ka nxitur diskutime në rrjetet sociale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme