Sociale 14 June 2026, 08:11 Nga VNA

Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë

Ndaje në Whatsapp

Testimi Global PISA në vitin 2022 tregoi rënie të fortë të njohurive të nxënësve 15-vjeçare shqiptarë, por një analize e hollësishme e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, (OECD) tregon se Shqipëria ka një përqindje të lartë të vajzave të talentuara në matematikë në vend, krahasuar me vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara të Europës.

E dhëna theksohet në raportin e fundit të perspektivës ekonomike të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri vajzat përbejnë rreth 40 pikë %  të grupit që klasifikohen në 2% të nxënësve ekselentë në matematikë, një shifër kjo më e lartë se mesatarja e vendeve të G7-ës.

Studimi tregon se përgjithësisht vajzat po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në matematikë dhe Shqipëria renditet në një grup vendesh ku përfaqësimi i vajzave në 2% e nxënësve më të mirë në matematikë është relativisht i lartë.

Por Malajzia apo Mongolia, Bosnja, Rusia vajzat zotërojnë përqindje më të larta në mesin e talenteve në matematikë në vendet e tyre.

Në vendet postkomuniste si Shqipëria, ky hendek është rreth gjysma e atij që vërehet në ekonomitë e tjera, çka tregon traditën më të fortë të përfshirjes së grave në arsim dhe fusha teknike.

Ekspertët e studimit vlerësuan se trashëgimia e vendeve post-komuniste, ku pjesëmarrja e grave në tregun e punës dhe në fushat STEM ka qenë historikisht më e lartë, po ndikon pozitivisht në ngushtimin e hendekut gjinor të talenteve. Kjo krijon një potencial të rëndësishëm për avantazh konkurrues në ekonominë moderne, nëse këto prirje mbështetet me politika të qëndrueshme arsimore dhe sociale.

Në shkallë globale, hendeku gjinor në matematikë sidomos në ekonomitë përparuara zgjerohet shumë tek ekselenca, ku diferenca nuk trefishohet në krahasim me vendet në zhvillim si Shqipëria.

Përgatitja e vajzave  në matematikë mund të shërbejë si një mjet për tërheqjen e investimeve të huaja në sektorët me vlerë të lartë.

Ky nivel i lartë i vajzave në nivelet më të larta akademike si një burim i jashtëzakonshëm dhe i pashfrytëzuar në epokën digjitale.

Në një treg ku kërkesa globale për aftësitë analitike, programimi dhe inxhinieri po rritet me ritme të shpejta, kapitali njerëzor i trajnuar mirë në matematikë është një potencial që duhet të shfrytëzohet./ Marrë nga Monitor.al

 

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme