Sociale 15 June 2026, 17:38 Nga VNA

Dita e 16 e protestës, organizatorët njoftojnë ndryshime në marshim

Ndaje në Whatsapp

 

 

WhatsApp Image 2026-06-15 at 5.36.53 PM (1).jpeg

Blogerja dhe moderatorja Fjoralba Ponari ka shpërndarë në rrjetet sociale itinerarin e protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë.

Në postimin e saj publikohet harta e marshimit dhe rregullat e reja të organizimit, ku theksohet se nga sot marshimi do të zhvillohet brenda Unazës së Tiranës, nuk do të ndahet në grupe dhe nuk duhet të marrë drejtime spontane. Sipas njoftimit, ora e nisjes së marshimit është 20:30, ndërsa pjesëmarrësve u kërkohet të lënë gjithmonë një korsi të lirë për emergjencat.

Publikimi i itinerarit nga një figurë e njohur e rrjeteve sociale vjen në ditën e 15-të të protestës, e cila prej dy javësh po zhvillohet çdo mbrëmje në kryeqytet.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme