Sociale 16 June 2026, 14:23 Nga VNA

Leksioni i një profesori, Gjuraj: I fal shpifësit, bashkoni fuqitë për universitetin, mbështesni rektoren e re

Ndaje në Whatsapp

Rektori i Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" ka dhënë një mesazh të fundit, me largimin e tij me dorëheqje nga institucioni, pas përplasjeve me Mirela Kumbaron mbi administrimin. 

Në një letër që shërben si leksion qytetarie dhe bashkimi, Profesor Tonin Gjuraj fal ata që e sulmuan dhe kërkon që të gjitha energjitë të bashkohen tek zhvillimi i Universitetit me mbështetje për rektoren e re. 

Postimi i plotë: 

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës,
Të nderuar kolege dhe kolegë,
Të dashura studente dhe studentë,
Të nderuar punonjës të administratës,
Të respektuar bashkëpunëtorë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”,
Në këtë moment të rëndësishëm, pas dorëheqjes sime të parevokueshme nga detyra e Rektorit, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë ata që, me besim, mbështetje dhe mirëkuptim, kanë qenë pranë Universitetit dhe pranë meje gjatë kësaj periudhe gati dyvjeçare.
Falënderoj qytetarët e Shkodrës për vëmendjen, ndjeshmërinë dhe mbështetjen e treguar ndaj një institucioni që i përket jo vetëm komunitetit akademik, por edhe qytetit e më gjerë. Falënderoj stafin akademik dhe administrativ, studentet dhe studentët, si dhe çdo bashkëpunëtor që besoi se Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mund të ecë përpara me më shumë përgjegjësi, dinjitet dhe hapje ndaj së ardhmes.
Kam keqardhje që projekti im për Universitetin nuk mundi të vijojë deri në fund. Megjithatë, e kuptoj se çdo përpjekje për ndryshim ndeshet edhe me hezitime, rezistencë apo mospajtime. Kjo është normale në një shoqëri të lirë dhe të hapur.
I respektoj ata që menduan ndryshe. Madje, edhe ndaj atyre që, në rrugën e përballjes, zgjodhën fjalën e rëndë, shpifjen apo fabrikimin, dua të shpreh sot, qetësisht, faljen dhe paqen time. Për mua, mbi gjithçka mbetet Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Tani është e rëndësishme që energjitë tona të bashkohen për të mirën e institucionit. Le të mbështesim drejtimin e ri, Prof. Dr. Blerta Dragusha dhe ekipin e saj, me shpresën dhe përgjegjësinë që viti akademik 2026–2027 të jetë i mbarë, i qetë dhe i suksesshëm për Universitetin tonë, për studentët dhe për Shkodrën.
Ftoj maturantët, kudo që ndodhen, të zgjedhin UNISHK-un për vijimin e studimeve universitare në vitin akademik 2026–2027.
Me respekt dhe mirënjohje,
Prof. Dr. Tonin Gjuraj
16 qershor 2026

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme