Sociale 16 June 2026, 18:48 Nga VNA

Ndryshon orari, shtohet presioni: Protestuesit vendosin ultimatum për Ramën

Ndaje në Whatsapp
Ndryshon orari, shtohet presioni: Protestuesit vendosin ultimatum për

Me një ndryshim në orarin e grumbullimit, protesta qytetare ka vijuar edhe sot në Tiranë. Një nga drejtuesit e protestës, Arben Kola, njoftoi se duke nisur nga kjo ditë, protestuesit do të mblidhen çdo mbrëmje në orën 19:00.

Ndërkohë, organizatorët kanë artikuluar edhe një paralajmërim të ri. Sipas tyre, data 20 qershor përbën afatin e fundit që i është lënë kryeministrit Edi Rama për të dhënë dorëheqjen. Pas kësaj date, ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës, pa dhënë detaje konkrete mbi format që do të marrë ajo.

Organizatorët kanë bërë të ditur gjithashtu se sot nuk do të ketë fjalime nga foltorja. Sipas tyre, është koha që fatet e protestës t’i marrin në dorë të rinjtë pjesëmarrës, të cilët do të kenë një rol më të madh në vijimin e saj.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme