Sociale 19 June 2026, 14:31 Nga VNA

Gjesti i veçantë i tenorit Ramë Lahajt në Shkodër, homazh te varri i gruas që iu gjend pranë nënës së tij në momentet e vështira

Ndaje në Whatsapp

fgbgbfgb.PNG

Tenori me famë botërore nga Kosova, Ramë Lahaj, i cili më 20 qershor do të mbajë koncertin e radhës në Shirokë të Shkodrës, ka sjellë jo vetëm emocion përmes artit të tij, por edhe një moment të thellë reflektimi njerëzor gjatë qëndrimit në qytet.

Ditët e kaluara në Shkodër janë shoqëruar me një gjest të veçantë nga artisti shqiptar, i cili ka vizituar varrezat katolike të Rrmajit, duke nderuar kujtimin e një gruaje shkodrane me të cilën e lidh një histori personale dhe tejet prekëse.

Ramë Lahaj ka kujtuar me mirënjohje një grua nga Shkodra, e cila për disa vite kishte shërbyer me përkushtim pranë nënës së tij të sëmurë. Në një periudhë të vështirë për familjen e tij, kur emigrimi i fëmijëve e kishte lënë atë vetëm, kjo grua kishte qenë pranë saj, duke i ofruar kujdes dhe mbështetje të çmuar.

Me ndjenjë të thellë respekti, tenori thekson se nuk do ta harrojë kurrë këtë kontribut njerëzor në një nga momentet më të vështira të jetës së familjes së tij. Emri i saj, të cilin familja ka zgjedhur ta mbajë privat, mbetet për të një simbol i mirënjohjes së përjetshme dhe i humanizmit të pastër që nuk harrohet me kohën.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme