Sport 19 June 2026, 19:04 Nga VNA

Hakimi do të përballet me gjyqin për akuzat e përdhunimit, Apeli francez konfirmon vendimin

Ndaje në Whatsapp
Hakimi do të përballet me gjyqin për akuzat e përdhunimit,

Gjykata e Apelit në Francë ka konfirmuar vendimin që futbollisti i Paris Saint-Germain dhe Marokut, Achraf Hakimi, të dalë para gjyqit lidhur me akuzat për përdhunim. Data e nisjes së procesit gjyqësor ende nuk është përcaktuar.

Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit e Versajës, e cila rrëzoi ankesën e paraqitur nga mbrojtja e futbollistit kundër vendimit të gjyqtarit hetues të muajit shkurt, i cili kishte rekomanduar dërgimin e çështjes në gjykim.

Hakimi vazhdon të mohojë akuzat ndaj tij. Çështja nisi në mars të vitit 2023, kur një grua 24-vjeçare pretendoi se ishte përdhunuar nga futbollisti në banesën e tij në periferi të Parisit.

Avokatja e palës paditëse, Rachel-Flore Pardo, e përshëndeti vendimin, duke deklaruar se klientja e saj ndjen lehtësim dhe shpreson që procesi gjyqësor të ndihmojë në trajtimin më serioz të rasteve të dhunës seksuale.

Nga ana tjetër, Hakimi reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, ku pretendoi se çështja nuk do të kishte ekzistuar nëse ai nuk do të ishte një person i njohur publik.

“Drejtësia më pa në sy dhe më tha: ‘Nëse nuk do të ishe i famshëm, kjo çështje nuk do të kishte ndodhur kurrë’”, shkroi futbollisti.

Edhe avokatja e tij, Fanny Colin, deklaroi se mbrojtja beson se gjatë hetimeve janë evidentuar kontradikta dhe pasaktësi në dëshmitë e paraqitura kundër klientit të saj.

Ndërkohë, autoritetet franceze nuk kanë bërë ende publike datën kur do të nisë gjykimi.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme