Sociale 19 June 2026, 20:31 Nga VNA

Sa jetë duhet të humbin? Tragjeditë në Lezhë nxjerrin në pah mungesën e vrojtuesve të plazhit

Ndaje në Whatsapp
Sa jetë duhet të humbin? Tragjeditë në Lezhë nxjerrin

Deti i Lezhës ka marrë sërish jetë. Dy vajza të mitura, vetëm 11 dhe 9 vjeçe, humbën jetën tragjikisht në plazhin e Tales pasi u përballën me dallgët e forta. Vetëm pak javë më parë, në Shëngjin, dy të rinj humbën jetën në rrethana të ngjashme, ndërsa dy të tjerë arritën të shpëtoheshin.

Brenda pak javësh, katër persona kanë humbur jetën në të njëjtën vijë bregdetare. Këto nuk janë më raste të izoluara, por një alarm serioz për sigurinë në plazhet shqiptare.

Sipas ligjit dhe rregulloreve për administrimin e plazheve, garantimi i sigurisë së pushuesve është përgjegjësi e pushtetit vendor dhe e subjekteve që administrojnë plazhet. Vrojtuesit e plazhit nuk janë luks, por një detyrim minimal për të parandaluar tragjeditë.

Në Shqipëri ka rreth 450 kilometra vijë bregdetare dhe mbi 200 stacione plazhi të organizuara, por numri i vrojtuesve të trajnuar mbetet i kufizuar. Në shumë zona, pushuesit futen në det pa asnjë mbikëqyrje, pa flamuj paralajmërues dhe pa personel të specializuar për ndërhyrje emergjente.

Në vend që vëmendja të përqendrohet vetëm te promovimi i detit kristal dhe sezonit turistik, bashkitë duhet të garantojnë standardet minimale të sigurisë. Çdo plazh publik apo i administruar duhet të ketë të paktën një vrojtues detar të pajisur dhe të trajnuar, siç ndodh në shumicën e vendeve turistike.

Dy vajzat e vogla të Tales nuk do të kthehen më pranë familjeve të tyre. Më herët, dy të rinj humbën jetën në Shëngjin. Bilanci tragjik i katër viktimave brenda pak javësh ngre një pyetje të thjeshtë: sa jetë të tjera duhet të humbin që siguria në plazhe të mos konsiderohet një detaj, por një detyrim i panegociueshëm për bashkitë?

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme