Sport 19 June 2026, 18:55 Nga VNA

Lewandowski zgjedh MLS-në, polaku arrin marrëveshje me Chicago Fire

Ndaje në Whatsapp
Lewandowski zgjedh MLS-në, polaku arrin marrëveshje me Chicago Fire

Sulmuesi polak Robert Lewandowski pritet ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka arritur marrëveshje me klubin e MLS-së, Chicago Fire.

Sipas raportimit të Diario Sport, 37-vjeçari ka vendosur të transferohet te skuadra amerikane pas largimit nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar. Mësohet se javën e kaluar ai zhvilloi takime me drejtuesit e Chicago Fire për t’u njohur me projektin sportiv dhe planet afatgjata të klubit.

Pas shqyrtimit të opsioneve të ndryshme në merkato, Lewandowski ka dhënë miratimin për transferimin në MLS, duke refuzuar njëkohësisht oferta më të majme financiarisht nga klubet e Arabisë Saudite.

Burimet bëjnë të ditur se sulmuesi polak ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një sezon shtesë.

Përveç angazhimit si lojtar, Chicago Fire i ka ofruar Lewandowskit edhe një rol ambasadori të klubit pas përfundimit të karrierës së tij në futboll.

Sa i përket aspektit financiar, veterani polak pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon, duke u bërë një nga emrat më të paguar në kampionatin amerikan.

Transferimi i Lewandowskit konsiderohet një nga goditjet më të mëdha të MLS-së në vitet e fundit dhe pritet të rrisë më tej interesin për futbollin në Shtetet e Bashkuara.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme