Sociale 20 June 2026, 12:09 Nga VNA

Onkologjiku ‘në standarde europiane’ në Facebook-un e Ministrisë, pacientët në standarde mbijetese në realitet

Ndaje në Whatsapp

fvddffdfvv.jpg

Ministria e Shëndetësisë e ka gjetur zgjidhjen “inovative” për mijëra problemet e Onkologjikut: nuk mungojnë ilaçet, nuk mungojnë shtretërit, nuk mungon as sistemi, thjesht mungon një video e bukur në Facebook për t’i mbuluar të gjitha.

Ndërsa pacientët vazhdojnë realisht të përballen me mungesë ilaçesh jetike dhe një shërbim që shpesh s’ka as minimumin e sigurisë së trajtimit, në versionin zyrtar gjithçka duket në nivel evropian, të paktën në postimet e ministrisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, “Shërbimi Onkologjik i QSUNT-së është anëtarësuar në Organizatën Evropiane të Instituteve të Kancerit, duke shënuar një arritje të rëndësishme për zhvillimin e kujdesit onkologjik në vend”.

“Ky anëtarësim përforcon angazhimin për standarde europiane, rritje të cilësisë së shërbimeve dhe bashkëpunim me qendrat më të avancuara onkologjike në Europë, në funksion të një kujdesi më të mirë për pacientët”, thuhet në postimin e ministrisë.

Në facebook, ky anëtarësim shërben si certifikatë suksesi, në realitetin e përditshëm të pacientëve, pyetja mbetet e njëjtë, sa vlejnë standardet europiane kur mungojnë ilaçet bazë?

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme