Sociale 22 June 2026, 08:17 Nga VNA

Alarmi, Agjenda: Fëmijët e lindur sot pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre ekonomik

Ndaje në Whatsapp
Alarmi, Agjenda: Fëmijët e lindur sot pritet të arrijnë

Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027-2030 evidenton se fëmijët e lindur sot në vend pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre produktiv në moshë madhore.

Kjo do të thotë se një fëmijë që lind sot në Shqipëri nuk po merr ende të gjitha kushtet që do t’i duheshin për të zhvilluar plotësisht aftësitë e tij dhe për të qenë sa më produktiv kur të rritet.

Dokumenti, i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e vendos këtë tregues nën mesataren rajonale prej 69%, duke e lidhur situatën me nevojën për investime më të forta në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, arsimin cilësor, mbrojtjen sociale dhe mirëqenien.

Sipas dokumentit, sfidat shoqërohen edhe me zhvillimet demografike të viteve të fundit. Të dhënat e Censusit 2023 tregojnë rënie të përshpejtuar të popullsisë, nivele të larta emigracioni dhe zgjerim të pabarazive territoriale, faktorë që sipas agjendës ndikojnë drejtpërdrejt në aksesin e fëmijëve në shërbime dhe në zhvillimin afatgjatë të vendit.

Agjenda vëren se Shqipëria ka avancuar në forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional për të drejtat e fëmijëve, por mbeten sfida të konsiderueshme në garantimin e aksesit të barabartë në shërbime cilësore, forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe reduktimin e pabarazive sociale dhe territoriale.

Dokumenti nënvizon gjithashtu se Raportet e Progresit të Bashkimit Evropian dhe rekomandimet e Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijës vazhdojnë të evidentojnë nevojën për përmirësime në arsim, mbrojtje sociale dhe koordinim institucional.

Në sektorin e arsimit, agjenda referon se Shqipëria vazhdon të përballet me rezultate të ulëta në të nxënë, kompetenca digjitale nën mesataren e Bashkimit Evropian, mungesë mësuesish në zonat e largëta dhe pabarazi në aksesin ndaj shërbimeve cilësore.

Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 e hedhur për konsultim e konsideron zhvillimin e kapitalit njerëzor si një nga elementët kyç për mirëqenien e brezave të ardhshëm dhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë./ Monitor.al

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme