Aeroporti Ndërkombëtar Sabiha Gokcen i Stambollit është renditur në vendin e parë mes 20 aeroporteve më të ngarkuara të Evropës për përpikmwrinë në nisjen e fluturimeve.
Sipas raportit më të fundit të publikuar nga EUROCONTROL, aeroporti arriti një normë prej 88 për qind të nisjeve në kohë, duke lënë pas mesataren evropiane prej 72 për qind.
Lajmin e bëri të ditur kreu i operatorit aeroportual HEAS, Faruk Kacir, i cili theksoi se rezultati është fryt i menaxhimit efikas të trafikut ajror, koordinimit mes institucioneve dhe investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë.
Ai njoftoi gjithashtu se aeroporti po përgatitet për rritje të mëtejshme përmes zgjerimit të terminalit, ndërtimit të një piste të dytë, shtimit të hapësirave për parkimin e avionëve dhe projekteve të transformimit digjital.
I vendosur në anën aziatike të Stambollit, Sabiha Gökçen International Airport mbetet një nga qendrat ajrore më të rëndësishme të Turqisë. Gjatë vitit 2025, aeroporti përpunoi 48.4 milionë pasagjerë, prej të cilëve 27.2 milionë në fluturime ndërkombëtare.






















