Sociale 22 June 2026, 11:55 Nga VNA

32 mijë firma dorëzohen në KQZ për trajtimin shëndetësor falas të fëmijëve

Ndaje në Whatsapp


Grupi nismëtar i nismës ligjore për garantimin e trajtimit shëndetësor të fëmijëve 0–18 vjeç, brenda dhe jashtë vendit, me financim nga Buxheti i Shtetit, dorëzoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vullnetin e 32,128 qytetarëve, të cilët kanë nënshkruar në mbështetje të këtij projektligji.
Ky është rezultati i një angazhimi tremujor në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku mijëra qytetarë u bënë pjesë e kësaj nisme me besimin se asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet pa trajtimin e nevojshëm për shkak të pamundësive financiare.

"I falënderojmë të gjithë qytetarët që na besuan firmën dhe vullnetin e tyre për të çuar përpara këtë kauzë.
Pas verifikimit të nënshkrimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nisma do t’i kalojë për shqyrtim Kuvendit të Shqipërisë. Nga ky moment, vendimmarrja kalon në duart e deputetëve, të cilët kanë mundësinë të mbështesin një nismë që synon të garantojë më shumë siguri dhe mbështetje për familjet shqiptare",-tha grupi nismëtar. 

Ky projektligj synon të lehtësojë barrën financiare të trajtimeve mjekësore për fëmijët, veçanërisht në rastet kur kurimi kërkohet jashtë vendit dhe kostot janë të papërballueshme për shumë familje.

"Nxisim Kuvendin e Shqipërisë dhe deputetët e tij që ta mbështesin këtë nismë, duke respektuar vullnetin e 32,128 qytetarëve dhe duke e kthyer atë në një garanci konkrete për shëndetin, jetën dhe të ardhmen e fëmijëve shqiptarë",-thuhet në deklarimin para KQZ.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme