Sport 21 June 2026, 13:28 Nga VNA

Martínez mbron Ronaldon pas kritikave: Nuk nxjerr nga fusha golashënuesin më të mirë në botë

Ndaje në Whatsapp
Martínez mbron Ronaldon pas kritikave: Nuk nxjerr nga fusha

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martínez, ka reaguar ndaj kritikave për vendimin e tij për të mos zëvendësuar Cristiano Ronaldon gjatë barazimit ndaj Kongos.

“Nuk ka kuptim të nxjerrësh golashënuesin më të mirë në futbollin botëror nga një ndeshje ku duhen gola”, deklaroi tekniku spanjoll pas takimit.

Megjithatë, paraqitja e Portugalisë në repartin ofensiv ka ngritur pikëpyetje, pasi skuadra hasi vështirësi të mëdha për të gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e zhvilluar në Hjuston.

Kritikët theksojnë se Ronaldo nuk ka shënuar asnjë gol nga loja me fanellën e Portugalisë në fazat finale të Kampionatit Evropian ose Botërorit që prej 19 qershorit 2021. Në Botërorin e Katarit ai realizoi vetëm nga pika e penalltisë kundër Ganës, ndërsa në Euro 2024 nuk arriti të shënonte asnjë gol.

Pavarësisht statistikave, 41-vjeçari mbetet një nga figurat më të rëndësishme të kombëtares portugeze, ndërsa Martínez vijon t’i besojë rolit të tij në skuadër.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme