Sport 22 June 2026, 16:20 Nga VNA

Letra e futbollistëve iranianë pas barazimit me Belgjikën: Erdhëm në Los Anxhelos me krenari dhe largohemi me dinjitet

Ndaje në Whatsapp

bfgbfbfgd.png

Kombëtarja e Iranit ka lënë një mesazh falënderimi në dhomat e zhveshjes të stadiumit “SoFi” në Los Anxhelos, duke shprehur mirënjohje për mikpritjen e qytetit gjatë Kampionatit Botëror.

Gjesti simbolik erdhi pas barazimit 0-0 ndaj Belgjikës, një rezultat që i mban ende gjallë shpresat e iranianëve për kualifikim në fazën me eliminim direkt.

“Nga Persia e lashtë e mijëra viteve më parë deri te Irani i qytetëruar i ditëve të sotme, shpirti i Iranit mbetet i gjallë dhe i palëkundur. Faleminderit Los Anxhelos për mikpritjen tuaj. Erdhëm me krenari, garuam me nder dhe largohemi me dinjitet”, thuhet në mesazhin e shkruar me dorë dhe të publikuar nga Federata Iraniane e Futbollit.

Los Anxhelosi ka qenë qyteti pritës për të dy ndeshjet e Iranit në Grupin G, por skuadra nuk është akomoduar në SHBA. Ajo ka udhëtuar për çdo ndeshje nga baza e saj në Tijuana të Meksikës, për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet amerikane për qëndrimin e ekipit në territorin amerikan.

Këto kufizime kanë bërë që një pjesë e stafit dhe zyrtarëve të federatës iraniane të mos lejohen të hyjnë në SHBA. Autoritetet amerikane kanë deklaruar se kushtet e udhëtimit të ekipit janë ende nën shqyrtim, ndërsa po diskutohen mundësi për lehtësimin e disa prej masave ekzistuese.

Në vijim të mesazhit, futbollistët kanë falënderuar tifozët iranianë që, sipas tyre, dhanë “zemrën, zërin dhe shpirtin” për ekipin gjatë dy ndeshjeve, duke e mbyllur letrën me një thirrje për paqe, respekt dhe miqësi mes kombeve.

Trajneri i Iranit, Amir Ghalenoei, ka kritikuar vazhdimisht kufizimet ndaj ekipit, duke theksuar se skuadra është përballur me vështirësi që, sipas tij, nuk i kanë përjetuar kombëtaret e tjera pjesëmarrëse në Botëror.

Irani, i cili barazoi 2-2 me Zelandën e Re në ndeshjen e parë në “SoFi”, do të luajë ndeshjen e fundit të grupit kundër Egjiptit në Seattle.

Mesazhi u publikua pavarësisht tensioneve të regjistruara në stadium, ku himni kombëtar iranian u fishkëllye edhe në ndeshjen ndaj Belgjikës, pas një atmosfere të ngjashme edhe ndaj Zelandës së Re.

Para ndeshjes, spikeri i FIFA-s u bëri thirrje tifozëve të “duartrokasin për paqen”, por reagimi mbeti i vakët. Ndërkohë, jashtë stadiumit u mblodhën rreth 300–500 protestues, të cilët protestuan kundër qeverisë iraniane dhe politikave të saj.

ok.jpg

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme