Sport 23 June 2026, 07:54 Nga VNA

Pas ndërprerjes së gjatë nga moti i keq, rinis Francë-Irak, Mbappe protagonist i pjesës së parë

Ndaje në Whatsapp
Pas ndërprerjes së gjatë nga moti i keq, rinis Francë-Irak,

Është rinisur më në fund sfida mes Francës dhe Irakut në Kampionatin Botëror, pas një ndërprerjeje të pazakontë prej rreth 1 ore e 50 minutash për shkak të kushteve të rënda atmosferike në Filadelfia.

Takimi u pezullua gjatë pushimit mes pjesëve për shkak të alarmit për stuhi dhe rrufe në zonë, duke detyruar organizatorët të zbatojnë protokollet e sigurisë për lojtarët, stafet dhe tifozët. Gjatë gjithë kohës, zyrtarët e ndeshjes qëndruan në kontakt me autoritetet meteorologjike për të vlerësuar situatën.

Edhe pse në një moment u diskutua mundësia e shtyrjes përfundimtare të ndeshjes, organizatorët vendosën të prisnin përmirësimin e kushteve të motit. Pasi rreziku kaloi dhe u garantua siguria, pjesa e dytë nisi zyrtarisht rreth orës 02:00 me orën lokale shqiptare.

Para ndërprerjes, Franca kishte marrë avantazhin 1-0 falë një supergoli të Kylian Mbappe. Sulmuesi francez shënoi në ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e kombëtares, duke u bërë protagonist absolut i pjesës së parë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse pjesa e dytë do të sjellë emocione të tjera në një sfidë që do të mbahet mend jo vetëm për futbollin e luajtur, por edhe për ndërprerjen e gjatë të shkaktuar nga moti ekstrem.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme