Bota 22 June 2026, 21:12 Nga VNA

Lëshohet urdhër arrest për Dimitris Avramopoulos në kuadër të hetimit për Qatargate

Ndaje në Whatsapp
Lëshohet urdhër arrest për Dimitris Avramopoulos në

Autoritetet belge kanë lëshuar një urdhër arresti evropian ndaj Dimitris Avramopoulos, ish-Komisioner Evropian dhe deputet aktual, në kuadër të hetimeve për skandalin e njohur si Qatargate.

Sipas mediave greke, Avramopoulos dyshohet për përfshirje në një organizatë kriminale, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë një përfitim financiar prej rreth 73 mijë eurosh që lidhet me çështjen.

Burimet bëjnë me dije se ish-komisioneri ishte thirrur për të dëshmuar para autoriteteve belge rreth një vit më parë, por nuk ishte paraqitur. Mospjesëmarrja e tij në procedurat hetimore raportohet se është konsideruar si një faktor rëndues, duke çuar në lëshimin e urdhrit evropian të arrestit.

Hetimi fokusohet në bashkëpunimin e tij me një organizatë joqeveritare të themeluar nga ish-eurodeputeti Antonio Panzeri, një nga figurat kryesore të përfshira në skandalin Qatargate. Sipas informacioneve të publikuara, pas përfundimit të mandatit si Komisioner Evropian, Avramopoulos ka ofruar shërbime për këtë organizatë, duke përfituar një pagesë mujore prej 5 mijë eurosh.

Shuma totale e këtyre pagesave, që sipas raportimeve arrin në rreth 73 mijë euro, po analizohet nga autoritetet belge si pjesë e hetimit për rrjedhën e fondeve dhe lidhjet e mundshme me rrjetin e dyshuar të ndikimit politik që qëndron në qendër të skandalit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme