Gjykata e Lartë e Spanjës dënoi këtë të hënë me 24 vite burg ish-ministrin e Transportit, Jose Luis Abalos, duke e shpallur fajtor për një sërë veprash penale që lidhen me manipulimin e kontratave publike gjatë pandemisë COVID-19.
Sipas vendimit, Abalos u gjet fajtor për pjesëmarrje në organizatë kriminale, marrje ryshfeti, përvetësim të fondeve publike dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm. Hetimet kanë të bëjnë me kontratat për furnizime mjekësore, përfshirë blerjen e maskave mbrojtëse, në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Transportit.
Gjykata dënoi gjithashtu me 19 vite burg bashkëpunëtorin e tij të afërt, Koldo Garcia. Vendimi është i pari në një seri çështjesh që kanë tronditur Partinë Socialiste në pushtet në Spanjë.






















