Sociale 22 June 2026, 18:31 Nga VNA

Lëvizja Mexhlis reagon ndaj deklaratave për “infiltrim” të myslimanëve në protestë

Ndaje në Whatsapp
Lëvizja Mexhlis reagon ndaj deklaratave për “infiltrim”

Lëvizja Mexhlis ka reaguar ndaj deklaratave të një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola, i cili pretendoi se në protestë ka persona të lidhur me grupe fetare nga Turqia. 

Mexhlis i cilëson këto deklarata si provokuese dhe të pabazuara, duke kundërshtuar akuzat se myslimanët që marrin pjesë në protestë janë të infiltruar. Sipas tyre, pretendimet se flamuri i Izraelit është hequr nga imamë apo besimtarë myslimanë nuk mbështeten në asnjë provë. Mexhlis akuzon gjithashtu Arben Kolën se po përpiqet të intimidojë protestuesit përmes referencave ndaj antiterrorit dhe i krahason këto deklarata me narrativat e përdorura nga kryeministri Edi Rama. Në fund të reagimit, organizata hedh poshtë çdo akuzë për ndikime të huaja në protestë dhe kërkon të ndalet stigmatizimi i myslimanëve.

Reagimi i plotë:

Reagim mbi deklaratën se myslimanët në protestë janë infiltruar nga Turqia

Në ditën e djeshme, një nga organizatorët e protestës, që është bërë palë me një grup që zotëron protestën, Arben Koloshi, i njohur ndryshe me emrin Alben Kola, ka lëshuar një deklaratë provokuese ndaj myslimanëve, duke i quajtur ata të infiltruar nga Turqia.

Gjatë fjalës së tij ai tha:
● Shteti izraelit, antiterrori dhe SHISH-i e dinë se në protestë ka njerëz që heqin petkun e imamit dhe dalin në protestë. Ne i dimë dhe do t’i demaskojmë ata.

Më pas, ai i quajti myslimanët që marrin pjesë në protestë të infiltruar nga Turqia dhe i barazoi ata me grupet greke dhe serbe, duke thënë:
● Ne e dimë kush janë grupet greke në Shqipëri, ne i dimë grupet serbe në Shqipëri, ne i dimë edhe grupet fetare nga Turqia.

Më pas ai përpiqet të intimidojë myslimanët që të mos marrin pjesë në protestë, duke u thënë se ata ose do t’i arrestojë antiterrori, ose ne do t’i nxjerrim me shkelma nga protesta, duke dëshmuar se Koloshi është pjesë e një grupi që ka forcë dhe mund të realizojë dëbim me dhunë nga protesta.

Ne konstatojmë se narrativës së Ramës me agjentë iranianë, grekë dhe serbë, së fundmi iu shtuan edhe agjentët turq. Kjo narrativë u nxorr nga vetë protagonistët e protestës, sepse Rama vetë nuk guxon t’i përmendë fantazi të tilla, në mënyrë që të mos prishet me Turqinë.

Për sa i përket akuzës së heqjes së flamurit izraelit nga myslimanët, kjo është tentativë dashakeqe e Arben Koloshit dhe grupit pushtues të protestës për të anatemuar dhe intimiduar myslimanët.

Nga pamjet që transmetohen me video duket një vajzë që nuk ka asnjë shenjë veshjeje fetare islame. Mbi çfarë baze Arben Kola (Koloshi) akuzon se flamuri është hequr nga myslimanët?

Qartazi, sajesa se flamuri izraelit u hoq nga imamë që kanë hequr petkun fetar, apo nga myslimanë që vijnë në protestë sepse janë infiltruar nga Turqia, nuk ka asnjë bazë.

Nga gjithçka që thuhet publikisht nga Arben Kola (Koloshi), duket se ai ka të njëjtën linjë me kryeministrin Rama apo autoritetet shtetërore dhe përpiqet herë pas here, në fjalimet e tij, të intimidojë protestuesit duke u përmendur antiterrorin, a thua se në sheshet e Tiranës po kryhen akte terroriste dhe jo protesta të ligjshme.

Më së shumti ndaj tij do të vlente shprehja, e cila vlen njësoj edhe për Ramën:

“O Arben, o idiot, çfarë agjentësh jemi sot!?
O Edvin, o idiot, çfarë agjentësh jemi sot!?”

Mexhlis.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme